HomeLajmeGjesti emocionues! Berberët shqiptarë në Angli qethen zero në solidaritet me gruan...

Gjesti emocionues! Berberët shqiptarë në Angli qethen zero në solidaritet me gruan me kancer

Një paciente me kancer në Angli e cila është e detyruar t’i nënshtrohet kimioterapisë, është befasuar nga një berber shqiptar i quajtur Andi Bica, pasi ky i fundit bashkë me kushëririn e tij Kledian Peci kanë bërë një gjest solidariteti duke u qethur zero, për t’i dhënë mesazhin gruas se nuk është e vetme në betejën e saj.

Pas kimioterapisë, Caroline Ross pa që flokët e saj flluan t’i binin dhe për këtë arsye u detyrua të shkonte te beberi për t’i qethur ato.

58-vjeçarja, e cila po trajtohej për kancerin e zorrëve për herë të dytë në katër vjet, nuk pyeti pse pronari i sallonit Andi Bica donte të filmonte punën e tij, por pasi e kuptoi qëllimin e tij ajo u shpreh e habitur dhe e emocionuar.

Bica pastaj e përqafoi dhe e puthi në kokë duke e inkurajuar se do të bëhet mirë dhe në fund nuk i mori asnjë lek për qethjen.

Nga ana tjetër Ross, një ish kuzhiniere dhe pronare e një klubi nate, tha se gjesti i të rinjve shqiptarë e qetësoi pasi ajo kishte frikë të priste flokët si dhe i quajti heronj të dy.

Ajo e postoi videon në Instagram dhe TikTok ku është parë më nga më shumë se 500 mijë vetë dhe të gjithë i lavdëruan dy shqiptarët për gjestin “frymëzues”, por berberi modest tha se gjithçka e kishte bërë për të ndihmuar zonjën.

Ross tha:

Nuk e prisja fare. Ishte e pabesueshme. Ishte një moment emocional dhe kjo më qetësoi.

Unë isha më e tronditur kur ai preu flokët e tij sesa unë se si dukeshin flokët e mi. Ishte dërrmuese dhe u ndjeva mjaft e përlotur.

Çfarë djemsh të bukur. Unë jam akoma e tronditur dhe akoma më bën të buzëqesh. Flokët e mi ishin të trashë dhe të bukur.

Herën e parë që kam bërë kimioterapinë kam humbur flokët por jo në mënyrë të konsiderueshme, por këtë herë kam humbur më shumë flokë.

Andi Bica, i cili u shpërngul nga Shqipëria 11 vjet më parë, tha: “Pasi dëgjova pse ajo ishte këtu, thjesht mendova për idenë në atë moment. Unë nuk doja që ajo ta merrte vesh, kështu që unë fola me kushëririn tim në gjuhën time dhe ai ishte dakord. Ishte bukur të shikoje që ajo ishte kaq e befasuar”.

Must Read

spot_img