Lajme

GJKKO liron nga burgu ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi

Advertisements

Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi është liruar nga burgu. Vendimi për lirimin e tij është marrë këtë të martë nga Gjytata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gëllçi u dënua me 1 vit e 4 vit burg për shperdorim detyre.GJKKO pranoi kërkesen e avokatit Dorian Matlia për lirimin e tij për shakak se i kanë mbaruar afatet e denimit, ndërkohë çështja ndaj tij do të zhvillohet në apel ku Gëllçi kërkon pafajësi.

albsig

Kujtojmë që Thoma Gëllçi u akuzua se ka shpërdoruar detyrën duke hapur tender për kanalin RTSH Agro, para se të merrte miratimin e AMA-s.

Tenderi për blerjeve të pajisjeve të kanalit RTSH Agro është shpallur në nëntor të vitit 2018 dhe kishte një vlerë limit prej 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh). Së bashku me Gëllçin në pranga ranë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ervin Muraj, Alban Malaveci dhe Julian Tapia.

Advertisements

Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera dhe tjera, kanë qenë dy kompani EURO Contact dhe TBS 96. Anëtarët e KVO kanë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln më të lartë. Të dyja këto kompani u bë e ditur më herët që kishin mangësi në dokumentacionet për marrjen pjesë në tender.

Advertisements

Related Articles

Back to top button