Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e SPAK, mjeku Edvin Prifti reagon në facebook: Mora çmimin e parë në botë për kirurgji, s’më uroi askush

0
546

Gjykata e Lartë ka mbajtur ditën e sotme një seancë për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e mjekut Edvin Prifti, ku vendosi të lë në fuqi vendimin e Apelit për të lënë të lirë kardiologun.

Në lidhje me vendimin ka reaguar indirekt dhe mjeku Prifti përmes një postimi në facebook, ku ka publikuar dhe një çmim botëror të fituar prej tij në fushën e kirurgjisë.

“Në vendin tim s’më uroi askush për çmimin, përkundrazi!”, viktimizohet në facebook mjeku.

Postimi i plotë i mjekut Edivin Prifti:

Pergjigje! Satisfaksion amerikan ndaj meje dhe vendit tim. Cmimi me i madh boteror i kirurgjise kardio torakale ku nga gjithe evropa lindore dhe azia e afert si dhe gadishulli arabik pas Hungarise dhe Izraelit, renditet Shqiperia. Cmim qe ne 70 vjet, jepet nje here ne vit dhe USA e ka fituar vetem dy here. Ne vendin tim sma uroi askushi perkundrazi!