HomeRozeGjysmë milioni euro për të dalë nga fajdet Djali i këngëtares së...

Gjysmë milioni euro për të dalë nga fajdet Djali i këngëtares së njohur, i përfshirë në telashe serioze

Një familje e cila shpesh gjendet në krye të mediave rozë.

E kemi fjalën për familjen e Remzie Osmanit, shkruan nzoom.biz.

Këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun vitin e kaluar nuk e pati edhe aq me fat.

Kjo sepse djali i saj Hamza, i cili është i martuar dhe baba i nje vajze, ka hasur në disa probleme.

I njëjti rreth 3 vite më parë investoi shuma marramendëse parash në biznesin e picave, por nuk i eci aspak mirë, sepse disa herë ka ndërruar edhe vendndodhjen me biznesin në fjalë.

Ndërsa, fundi i vitit 2019 dhe fillimi i 2020-ës për të ishte vit problematik dhe i veshtirë per shkak se dikush tentoi ta fus në lojë që të merret me ‘fajde’ dhe punë jo të mira.

Portali nzoom.biz ka mësuar nga burime të sigurta se familja e këngëtares kosovare është detyruar që të paguante rreth 500 mijë euro që djali i saj Hamza, të shpëtojë nga ky hall dhe mos të flisnin keq për një familje e cila është ndërtuar me shumë mund dhe sakrifica.

Megjithatë, kjo temë mbetet e kaluar dhe tani Hamza bashkë me bashkëshorten Gëzimen dhe vogëlushen e tyre Emmën jetojnë të qetë dhe të lumtur.

Siç mësohet, ata i kanë hedhur pas shpine problemet e së shkuarës. /nzoom.biz/

Must Read

spot_img