Lajme

Gledis Nano jep dorëheqjen? Policia sqaron: Drejtori i Përgjithshëm është në krye të detyrës!

Advertisements

Një lajm se Gledis Nano, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka dhënë dorëheqjen, ka nisur të përhapet me shpejtësi në disa prej mediave online, mesditën e kësaj të hëne. Shkak, thonë se janë ngjarjet kriminale dhe gjendja ku ndodhet Policia e Shtetit.

Madje, sipas tyre, kryeministri Edi Rama ka pranuar shkresën e dorëheqjes së Gledis Nano dhe ka gjetur zëvendësuesin e tij. Po sipas lajmeve në fjalë, dorëzimi zyrtar i detyrës do të bëhet ditën e mërkurë, kur Këshilli i Ministrave të njoftojë dhe pasuesin e Nanos.

albsig

Mirëpo, nga një interesim i Newsbomb.al në Policinë e Shtetit, mësojmë se kryepolici është në detyrë dhe nuk ka dhënë dorëheqjen.

Advertisements

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano, është në detyrë dhe në asnjë moment nuk ka dhënë dorëheqjen”, – thanë nga Policia e Shtetit, në lidhje me lajmet se kryepolici ishte larguar nga posti që mori një vit më parë.

Advertisements

Related Articles

Back to top button