Lajme

Gledis Nano u shkarkua, por ambasada e SHBA-ve e “ngre në qiell”

Advertisements

Gledis Nano u shkarkua ditën e sotme nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, me argumentin se nuk ka arritur objektivat.

Lodhur me shkarkimin e tij ka reaguar edhe ambasada e SHBa-ve në Tiranë, e cila e cilëson Nanon si një partner të fortë të tyre dhe i shpreh vlerësime për detyrën e kryer, qëndrim ky i ndryshim nga qeveria.

“I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit”, shkruhet në reagimin e ambasadës në Twitter.

Ditët e fundit në media u aludua se Nano kishte dhënë dorëheqjen, gjë që u mohua prej tij. Me sa duket pasi nuk u arrit largimi me dorëheqje, qeveria vendosi ta shkarkojë.

Sot qeveria mori vendim për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të drejtorit të Policisë, shkarkim i cili lidhet me mospërmbushjen e objektivave që kishim vënë në lidhje me drejtorin e përgjithshëm të policisë dhe kryesisht lidhet me situatën e krijuar në muajt e fundit, situatë që normalisht kërkon një reagim më të fortë dhe një menaxhim më efikas të Policisë së Shtetit.

Advertisements

Për momentin detyrat do t’i ushtrojë nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë dhe shumë shpejt besoj që do t’ju lajmërojmë dhe për emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit”, deklaroi ministri Çuçi.

Advertisements

Related Articles

Back to top button