HomeLajmeGoran Bregoviç në Korçë, tifozët Kuq e Zi sulmojnë bashkinë me boje...

Goran Bregoviç në Korçë, tifozët Kuq e Zi sulmojnë bashkinë me boje e thyerje xhamash: Nuk ndalemi në aksionin tonë

Grupi i tifozëve “Kuq e Zi”, kanë ndërmarr sot gjatë ditës një aksion para Bashkësisë së Korçës.

Ata kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqë dhe kanë thyer xhamat e objektit e Bashkësisë së Korçës duke paralajmëruar se ata nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimit.

‘’Sot, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë, ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën për Goran Bregovicin,ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit”, thuhet në njoftimin e postuar në rrjetin social në Facebook nga ana e TKZ-së.

TKZ edhe më herët kishte bërë thirrje Bashkësisë së Korçës që të tërhiqet nga axhenda e planifikuar për festivalin e birrës.

Must Read

spot_img