Lajme

Grabiti argjendarinë në Lezhë shumë pranë Komisariatit të policisë në Lezhë, identifikohet autori 17-vjeçar

Advertisements

Policia e Lezhës ka reaguar në lidhje me grabitjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një argjendari rreth 100 larg nga komisariatit të qytetit.

Përmes një komunikate zyrtare policie bën me dije se është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i grabitjes, i cili është një 17-vjeçar me inicialet K.N.

NJOFTIMI I POLICISË

Lezhë / Vodhi bizhu në një argjendari, duke u konfrontuar fizikisht edhe me shitësin e argjendarisë, identifikohet dhe shpallet në kërkim një 17- vjeçar.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin K.N. 17 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Ky shtetas, në një argjendari në qytet Lezhë, ka vjedhur bizhu që ndodheshin në vitrinë tek dera hyrëse, si dhe është konfrontuar fizikisht me shitësin e argjendarisë i cili është përpjekur ta ndalojë por nuk ka mundur pasi i mituri 17 vjeçar ka arritur të largohet me një motor bashkë me bizhutë e vjedhura.

Vijon puna për kapjen e tij.

Advertisements

Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Advertisements

Related Articles

Back to top button