Greqia, Turqia dhe Serbia kanë financuar prej 100 vitesh politikanët shqiptarë (Video)

0
61

Historiania Elena Kocaqi e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se Greqia ka financuar prej më shumë se 100 vitesh në politikën shqiptare për vendimet, ndërsa shton se aktualisht fondet që vijnë nga vendet fqinje shkojnë deri tek niveli i buxhetit të shtetit shqiptar.

Historiania Elena Kocaqi e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se Greqia ka financuar prej më shumë se 100 vitesh në politikën shqiptare për vendimet, ndërsa shton se aktualisht fondet që vijnë nga vendet fqinje shkojnë deri tek niveli i buxhetit të shtetit shqiptar.

Kocaqi: Greqia ka vite që financon. Unë të paktën si historiane e kam gjetur në arkiva që para 100 vjetësh që ajo financonte politikanët tanë për vendimmarrje. Financon Serbia, financon Turqia. Fondet që jepen në Shqipëri janë jo qindra milionë dollarë, por mendoj se është një buxhet që shkon sa buxheti i Shqipërisë. Gjithë ky investim ka prapavijë politike të qartë. E ka bazën tek nacionalizmi ekstremist, për të krijuar perandori neo-otomane, bizantine, Perandori Stefan Dushani, etj. Ky është qëllimi.

Fjalor i Gjuhës Shqipe

FAKT m.

1. Ngjarje a veprim që ka ndodhur në të vërtetë; diçka që ekziston objektivisht e realisht, diçka që është e vërtetë. Fakt i njohur (i pakundërshtueshëm). Fakt historik. Fakt gjuhësor. Është fakt.

2. Dëshmi a diçka tjetër që njihet e pranohet si e vërtetë dhe shërben për të argumentuar, për të provuar a për të kundërshtuar një mendim, një tezë etj. Ose për të arritur një përfundim. Fakt konkret (i gjallë). Grumbullimi (sistemimi) i fakteve. E bind me fakte. Provoj me fakte.

3. drejt. Dëshmi e vërtetë, diçka që dihet a që është provuar dhe sillet në gjyq për të mbështetur akuzën ose për ta kundërshtuar atë. Fakt juridik.

Në fakt libr. në të vërtetë.