ADS
HomeLajme“Gruaja e dytë e Ramës përgatit dosjet për GJL”, Sali Berisha shpërthen...

“Gruaja e dytë e Ramës përgatit dosjet për GJL”, Sali Berisha shpërthen ndaj Yuri Kim: I ke thënë Lulzim Bashës se ka dosje për mua. Ku i di ti ato dosje?!

Ish-Kryeministri Berisha ka akuzuar mbrëmjen e sotme se dosjet që përgatiten për Gjykatën e Lartë i janë lënë në dorë asaj që ai i referohet si ‘gruaja e dytë’ e Edi Ramës, që tashmë është bashkëshortja e Ministrit të Rendit.

Berisha nuk kurseu as ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim, të cilën e pyeti për cilat dosje ka informacion ajo kur vetë DASH ka thënë që vendimi për Berishën është marrë duke konsideruar organizata jofitimprurëse dhe media, që sipas Berishës i shërbejnë Ramës.

“Ju besua gruas së dytë të Edi Ramës, gruaja aktuale e ministrit të rendit, që përgatit dosjet për Gjykatën e Lartë. A mundet te heshtim për interesat tona. Kurrën e kurrës. Ambasadorja ka deklaruar para disa ditësh se ata që habiten për vendimin nuk janë të sinqertë. I ke thënë Lulzim Bashës se keni dosje por ai nuk i beson ato dosje. Nga e di që ka dosje? DASH ka deklaruar se vendimi është marrë bazuar në raporte të shoqata, mediave dhe qeverisë së Edi Ramës. I kam thene unë nuk e dorëzoj kurrë mandatin, sepse ma kanë dhënë shqiptarët”, u shpreh Berisha.

(E.H/Faxweb.al)

Must Read