Gruaja i kishte fshehur 3 mijë euro në kauq, por fëmijët ia hodhën në bërllok, punëtori e gjen dhe ia kthen

0
30

Milaim Baliu, punëtor pastrimi prej vitesh tregoi në emisionin e mëngjesit në ABC, një situatë të pazakontë me të cilën u përball kur gjeti një kolltuk në plehra.

Milaimi ishte bashkë me një mikun e tij kur gjeti kolltukun por nuk e prisnin aspak ajo që do t’ju ndodhte më pas.

Brenda tij gjendeshin një sasi e konsiderueshme parash.

Megjithëse, Milaimi nuk ishte në dijeni për paratë derisa ishte vetë pronari që kishte kërkuar të gjente kolltukun për të marrë sasinë e parave.

Gruaja e tij kishte fshehur më shumë se 3 mijë euro brenda ndërsa fëmijët e tij ia kishin hedhur në plehra.

“Pashë që i pëlqente atij, i thashë merre.

Pas një jave më telefonon në telefon një zotëri, një punëtor i firmës dhe tha mos ke gjetur një kolltuk. Kam një zotëri që ka në kolltuk disa pasaporta.

I thashë që e kam gjetur por ia kam dhënë një miku. Në atë moment tha se do të thërrasë policinë.”, tregoi Milaimi.