Habit Çim Peka: Lulzim Basha ka 3 vjet që është “non-grata”, shpëtoi veten nga publikimi i dosjes

0
256

Gazetari Çim Peka komentoi vendimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha për përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Peka tha se Basha është shantazhuar pasi do i publikonin dosjen dhe vendimin që edhe ai është non-grata në SHBA.

“Basha po shantazhohet, se me çfarë po shantazhohet, këtë nuk e di. Ai e ka të qartë se e ka ndarë PD-në. Lulzim Basha ka 3 vjet që është non-grata. Ka 3 vjet që nuk shkel në SHBA. Basha nuk kishte leje që të mos jepte dorëheqjen. Ai ishte i kapur. Si dhe pse, këtë e di zoti Basha.

Një gjë është e sigurt, Basha është peng. Sot problemi nuk është më Edi Rama. Ai ka bërë zgjidhjen më të shkurtër, ka kapur dhe ka blerë kreun e opozitën. Basha nga dje e mbrapa do bëjë çfarë t’i thotë Rama. Kurse Rama do bëjë çfarë t’i thotë Rruga e Elbasanit.

Nga sot ne nuk kemi opozitë. Basha ka shpëtuar veten përkohësisht nga publikimi i dosjes dhe shpalljes non-grata,” tha Peka.