Habit konkurrentja e re e Përputhen: Jetoj me qenin, por dua edhe një të dashur (foto)

0
226

Konkurretja më e re në Përputhen është Mikela Pupa. Ajo është 26-vjeçe dhe jeton në Tiranë.

“Jam vajzë e pavarur. Në përputhen kam ardhur për të gjetur dashurinë. Djemtë janë goxha interesantë, por do t’i shohim në vazhdim”, thotë ajo.

Më tej ajo shton se ka këmbëngulur të jetë pjesë e Përputhen, pasi e sheh si mundësi për të njohur dikë në ekran, duke qenë se është tip i vështirë për t’i njohur djemtë jashtë.

Mikela tha gjithashtu se nga Përputhen do të ndryshojë rutina e saj dhe do të ketë një jetë më aktive, pasi ajo jeton vetëm me qenin e saj.

“Kam shumë nevojë për dashurinë, jetoj vetëm me qenin”, tha Mikela më tej.

E pyetur nga Ariani për djemtë e sezonit të kaluar të Përputhen, Mikela tha se asnjëri nuk i shfaqi interes, ndërsa në fizik ishte Fatjoni dhe Atdheu që i pëlqyen.

Dy cilësitë që ajo vlerëson më shumë tek një mashkull janë nesnikëria dhe siguria.