Lajme

“Hajde se Qaniu qëlloi dikë”, gruaja e autorit që plagosi punonjësin e IMT-së: Nuk e dija që burri kishte armë!

Advertisements

Në dosjen e prokurorisë në lidhje me ngjarjen që ndodhi tre ditë më parë në kryeqytet, ku një 55-vjeçar plagosi me armë zjarri një punonjës të IMT-së, jepet dëshmia e gruas së autorit, Sose Muça.

Kjo e fundit tregon se si e kishte mësuar ngjarjen, pasi nuk ishte në banesë kur ndodhi krimi. Mes të tjerash ajo pohoi se nuk ishte në dijeni se burri i saj dispononte armë.

“Rreth orës 17:00 kam qenë te halla e burrit që është pranë banesës tonë. Në banesë erdhi halla tjetër e burrit dhe tha se burri im Qani kishte qëlluar me armë një punonjës të policisë. Kam dalë me vajzën e vogël nga banesa dhe i jam drejtuar shtëpisë që ishte prishur. U afrova por ishte e rrethuar me policë dhe pastaj patrulla e policisë më ka shoqëruar në komisariat.

Nuk e dija që burri kishte arme. Nuk e kam parë kurrë me armë dhe nuk e di se ku e ka gjetur Qaniu.”, është shprehur e shoqja e Qani Muçës, raporton Balkan Web.

Advertisements

Ky i fundit tashmë ndodhet pas hekurave ndërsa ndaj tij rëndojnë dy akuza, “vrasje ndaj funksionareve publike”, mbetur ne tentative dhe “armëmbajtje pa leje”.

Advertisements

Related Articles

Back to top button