Lajme

Harxhi padi në Gjykatë për Bashën: Kërkova çregjistrimin e tij si kryetar

Advertisements

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka dorëzuar këtë të martë në gjykatë padi për ish-kreun e demokratëve, Lulzim Basha.

“Kam mbaruar një nga seancat gjyqësore për padinë që i kam drejtuar gjykatës së Tiranës për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të PD për kryetar, më 13 qershor. Sot kërkova ndryshimin e objekt padisë, çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar nga regjistri i partive politike të Gjykatës”.

Ajo bëri me dije se kjo u pranua sot nga gjyqtari dhe seanca tjetër vijon.

“Deri sot nuk ka pasur seancë normale. Kërkesa do të merret në shqyrtim, seanca do vijojë më tej pas disa javësh”, tha Harxhi.

Lajmi në përditësim

 

Advertisements

/Albanianpost.com

Advertisements

Related Articles

Back to top button