Historia e hajdutit Ilir Beqaj, Edi Rama sfidoi BE-SHBA, e emëroi tek donacionet për të bllokuar arrestimin nga SPAK, mesazh pro korrupsionit

0
37

Ilir Beqaj, i vetmi politikan shqiptar i shpallur hajdut nga Gjykata e Evropës; Kushtetuesja e përjashtoi nga Kuvendi në 2011 si i korruptuar, Shkodra e refuzoi si deputet në 2021, SPAK ishte gati ta arrestonte, por Edi Rama e emëron drejtor të donacioneve duke i ‘varur ujkut mëlçitë në qafë’

Ilir Beqaj është politikani i vetëm shqiptar i certifikuar, shpallur dhe vulosur si hajdut i parave publike me vendim të Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg si dhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Por sot e kësaj dite jo vetëm nuk ka bërë ende asnjë ditë burg, por nuk është marrë as i pandehur dhe vijon të gëzojë pasuritë dhe paratë e vjedhura.

Në qershor të vitit 2011, Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit Ilir Beqajt dhe e përjashtoi nga Kuvendi, pasi e kapi duke vjedhur fonde publike me kompaninë e tij Intech +, të cilën më vonë e kaloi në emrin e shokut të tij, duke marrë miliona euro tendera klientelistë. Për të hequr damkën si i korruptuar, Ilir Beqaj e ankimoi vendimin e Kushtetueses në Gjykatën e Evropës.

Më 14 tetor 2021, Gjykata Evropiane rrëzoi kërkesën e Ilir Beqjas, duke e shpallur përfundimisht grabiqar të parave publike. Pas përjashtimit të Beqajt nga Parlamenti në 2012, Edi Rama e bëri deputet në 2013 dhe më pas Ministër Shëndetësie. Ilir Beqaj u kthye shumë shpejt në simbolin e korrupsionit të qeverisë ‘Rama I’ me koncensionet kriminale në shëndetësi, gjithnjë me mbështetjen e Edi Ramës. Koncesioni për hemodializën, me vlerë 86 milionë dollarë, ai për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë dollarë dhe koncesioni i check up-it me vlerë 140 milionë USD, kanë shënuar kulmin e korrupsionit në historinë e pluralizmit shqiptar.

Një nga koncensionet, atë të sterelizimit, me vlerë mbi 100 milionë euro, Beqja ia dha shokut të tij Ilir Rrapaj, i cili kishte një kompani ndërtimi në Peruxhia me vëtëm një punëtor dhe me kapital 1500 euro. Koncesioni me vlerë 120 milionë euro, ai i Check-up për Vilma Nushin, sot konsiderohen si etalon i korrupsionit në Shqipëri dhe mban firmën e Beqajt. Aferat e tjera të Ilir Beqajt janë të panumërta, duke e kthyer ish ministrin në fytyrën e korrupsionit të Rilindjes.

Në vitin 2017, Rama e largoi Beqjan si ministër Shëndetësie. Por, koncensionet e tij mafioze dhe aferat e tjera të panumërta kanë qenë objekt hetimesh, investigimesh dhe auditimesh që nga viti 2015. Për 6 vite me radhë, Ilir Beqaj arriti të bllokonte dhe mbyllte hetimet e prokurorisë, duke i shpëtuar ndjekjes penale. Megjithatë, Kontrolli i Lartë i Shtetit përmes disa raporteve voluminoze konstatoi dhe faktoi vjedhjen e parave të shqiptarëve me koncensionet kryesore të Ilir Beqajt në shëndetësi. Nga ana tjetër, mediat, përmes dhjetëra investigimeve, kanë zbuluar fakte tronditëse nga çorba me koncensionet në shëndetësi dhe vjedhja e paskrupullt e parave publike nga Ilir Beqja dhe një grusht klientësh, gjithë nën hijen e Edi Ramës.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Shkodra refuzoi Ilir Beqajn si deputet, duke i dhënë një tjetër mesazh Edi Ramës. Nga ana tjetër, aferat me koncensionet në shëndetësi u kthyen në një nga dosjet kryesore të korrupsionit në duart e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Javët e fundit hetimet janë intensifikuar, ndërsa përflitej për arrestimin e Ilir Beqajt si një nga ikonat e korrupsionit në Shqipëri. Kur pritej që Edi Rama ta dorëzonte, ndodhi e kundërta. Edi Rama sajoi me shpejtësi një agjenci, konkretisht agjensinë që merret me ndihmat e donatorëve për Shqipërinë, për të veshur me një post Ilir Beqajn. Kjo lëvizje e Edi Ramës ishte një mesazh i qartë për SPAK, se nuk duhet të tërhiqet nga arrestimi i Ilir Beqajt, i cili duket se mban peng dhe shantazhon Edi Ramën.

Emërimi i Beqajt nga Rama si drejtor i donacioneve të huaja u njoftua dje nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë takimit Konsultativ të Ministrisë së Brendshme me donatorët. Beqaj tha se do të punonte 24 orë gjatë 7 ditëve të javës. Ironia qëndron në faktin se në këtë takim ishin të pranishëm dhe ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca, të cilët i kanë shpallur luftë korrupsionit në Shqipëri. Prania e dy ambasadorëve në një takim ku promovohej simboli i korrupsionit në Shqipëri shkaktoi habi në opinionin publik. Por, edhe për këtë mesazh, duket qartë se është kujdesur Edi Rama, për të treguar se ka mbështetjen e ndërkombëtarëve në mbrojtjen e bashkëpunëtorit të tij në vjedhjet në shëndetësi./Pamfleti