HomeLajmeHistoria e trishtë Prindërit dridhen për fatin e djalit: Polici sajon sulmin...

Historia e trishtë Prindërit dridhen për fatin e djalit: Polici sajon sulmin dhe e fut në burg

Në maj të këtij viti emisioni “Stop” transmetoi denoncimin e shtetases Bana Muça emigrante prej 25 vitesh në Itali. Ajo tregoi, se prindërit e saj të moshuar, 69 dhe 72 vjeç, janë dhunuar nga një bashkëfshatar i tyre, polic në Peshkopi, Bukurosh Zagrati.

Konflikti ka nisur për një pjesë betoni, që të moshuarit kishin bërë para portës së tyre. Rexhep dhe Emrije Muça treguan për dhunën nga ana e Bukurosh Zagratit në fshatin Steravec në Peshkopi.

Pasi të moshuarit bënë kallëzim për dhunë, polici Bukurosh Zagrati nisi sulmet ndaj çiftit Muça, duke pretenduar, se dy të moshuarit kishin dhunuar gruan e tij.

Polici Bukurosh Zagrati: Më erdhën tek shtëpia, unë nuk dola fare, se isha i përgatit për gjumë, se isha i lodhur në punë. Doli nusja ke shtëpia dhe i përzuri nusja nga shtëpia, sepse ata ishin të armatosur… ore gruan e kam me raport, se i ka ra pas veshit, fshehën armët. Këtë e bëjnë për justifikim, e bëri zotëria… po erdhën o, erdhën tek shtëpia ime me armë…

Kjo rezultoi e sajuar, por Prokuroria e Peshkopisë nuk e akuzoi policin dhe gruan e tij për kallëzim të rremë. Pasi nuk funksionoi plani i pari, polici krijoi një sherr me djalin e të moshuarve, Ardian Muça, duke e çuar situatën në përplasje fizike.

Muça tregon nga burgu i Burrelit, ku ndodhet për tentativë vrasjeje, versionin e tij të ngjarjes, që nuk përputhet me atë të policit.

Ardian Muça: Isha tu ra poshtë në qytet, u ndalëm tek Shira për të pirë kafe dhe duke zbritur poshtë për të marrë një paketë cigaresh, dëgjoj një zë: “hej më thirri ky…” ktheva kokën pashë Bukurosh Zagradin, më thotë do ta heqësh denoncimin, se unë t’i pres veshët. I thashë “më lër rehat, se kam 100 halle” dhe u afrua dhe më goditi.

Me çfarë të goditi?

Ardian Muça: Me një dorezë hekuri po kokës, pastaj unë i përgjakur u ula në gjunj. Shoh unë nxorri një thikë me palosje me hapje, me mbyllje ishte ajo thikë dhe gjatë përleshjes e sipër, më zuri poshtë, vazhdimisht ai më godiste me gjunj nga stomaku dhe me dorën tjetër nga koka. Më kishte vu dhe një kapuç nga koka, kapuçi ishte i xhupit tim.

Thikën ju pohoni dhe deklaroni se ka qenë e punonjësit të policisë?

Ardian Muça: Ka qenë e punonjësit të policisë dhe e mori e futi në xhep, nuk e pa kush.

Ju e goditët me këtë thikë?

Ardian Muça: Jam kap tek dora e tij, jo thikën, vetëm i kam dorën edhe duke u përlesh. Nuk di gjë, që ai është gris, është dëmtuar me thikë. Unë nuk shihja gjë, isha i larë në gjak për vete. Dhunën e ka pas bërë para një viti, unë po të kisha desh, nuk do të prisja një vit edhe do t’i dilja me thikë Bukurosh Zagratit, kur në të njëjtën kohë, ai është punonjës policie edhe e kisha në fshat. Është një gjë absurde, nuk shkon vetëm Prokuroria e Dibrës e bën këtë gjë të tillë…

Minuta 16:16

Must Read

spot_img