Historia prekëse e 62 vjeçarit i mungon këmba, por prej vitesh u shërben nevojtarëve vakte me ushqim

0
51

Kur ishte 21 vjeçar, ky burrë humbi këmbën në një aksident. Për t’ju përshtatur jetesës si një invalid, nisi të ndjekë artet marciale. Pavarësisht vështirësive, me punë dhe me kalimin e viteve, ai u bë mësues i arteve marciale.

Për të ardhur në ditët e sotme. Ta Anh Dung është 62 vjeçar dhe përditë çohet në mëngjes për të marrë motorin e tij. Ka një qëllim shumë fisnik. Mbush përlot me kuti me ushqim motorin e niset për t’i shpërndarë tek njerëzit në nevojë. Ka patur ditë kur ka shpërndarë 1 mijë vakte, duke udhëtuar përgjatë gjithë ditës në qytet me motorin e tij.

7 vite më parë, ky zotëri nisi të shkojë për ndihmë në një organizatë bamirëse në qytetin e tij (Saigon), një organizatë në fakt, e cila ishte krijuar nga një prej studentëve të tij në klasën e arteve marciale.

Që nga ajo kohë, ai u bë pjesë e grupit të njerëzve që i vinin në ndihmë të pamundurve. Gjatë dy viteve të fundit, organizata bamirëse ka shpërndarë ushqime dhe 62 vjeçari, ka qenë një ndër personat që i ka dorëzuar këto ushqime tek njerëzit në nevojë.