HomeLajmeHumb jetën 33-vjeçarja shtatzënë në Infektiv

Humb jetën 33-vjeçarja shtatzënë në Infektiv

Një 33-vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv.

Gazetarja Ema Shazivari bën me dije për abcnews.al se e reja ishte në muajin e 4 të shtatzënisë.

33-vjeçarja ishte shtruar në spital dy ditë më parë. Gjendja e saj u rëndua dhe fatkeqësisht nuk mundi të fitojë betejën me virusin.

Mësohet se fetusi është konstatuar i vdekur nga mjekët që në momentin e parë të infektimit.

33-vjeçarja ka ndërruar jetën pasditen e djeshme.

Kujtojmë se situata e pandemisë në vend vijon të jetë shqetësuese, ku ditët e fundit janë raportuar shifra të larta viktimash.

Dje Ministria e Shëndetësisë njoftoi 17 të vdekur si pasonjë e Covid dhe 680 raste të reja. g.v/abcnews.al

Must Read

spot_img