HomeRozeHumbi nënën në fëmijëri, Kledi surprizohet nga personi i dashur

Humbi nënën në fëmijëri, Kledi surprizohet nga personi i dashur

Ish-futbollisti Kledi Hysi ka humbur nënën e tij në moshën 12-vjeçare.

Spektaklin e sotëm për të ishte përgatitur një surprizë e cila do t’i ‘’rizgjonte’’ atij kujtime të vjetra.

I ftuar në dhomën e rrëfimit Kledi tregoi se ai nuk e dinte që mamaja e tij vuante nga një sëmundje deri në ditët e fundit të jetës së saj.

‘’Mbaj mend që ka qenë shumë e disiplinuar, shumë autoritare dhe tepër kursimtare’’,- tha ai.

Disa çaste më vonë ai u bë spektatori i një përmbledhjeje me video dhe foto nga momente të rëndësishme të jetës së tij. Gjithashtu surprizë për të ishte edhe një audiomesazh nga njeriu i tij më i shtrenjtë, motra.

Mes lotësh ai mori dhe dhuratën që motra e tij i kishte sjellë, foton e nënës së tyre të cilën Kledi e kishte aq shumë nevojë./Top Channel

Must Read

spot_img