I bëri dhuratën që ia ndryshoi jetën Turisti i pasur i lë gjithë pasurinë kamarierit

0
187

Një turist i pasur i ka ndryshuar jeten një kamarieri të një hoteli pasi i la atij shumicën e një trashëgimie të konsiderueshme.

Britaniku Charles George Courtney ishte një mysafir i rregullt në nje Hotel në Kusadasi të Turqise, ku dyshja ishin bërë miq të mirë.

Gjatë 31 viteve të tij si një shërbyes në hotel, Taskin Dasdan krijoi një miqësi me britanikun, i cili ishte gjithmonë bujar ndaj stafit, raporton The Mirror.

Dasdan nuk mendoi se do të merrte një telefonatë nga Britania e Madhe për të thënë se atij i ishte lënë një pasuri nga turisti.

Shuma e konsiderueshme e parave të gatshme raportohet të jetë pjesa më e madhe e trashëgimisë së lënë nga Courtney pasi ai vd iq në fillim të këtij viti.

Edhe pse shuma e saktë e parave që i mbetet turkut nuk dihet, ajo është e mjaftueshme në mënyrë që atij të mos i duhet të punojë më një ditë në jetën e tij.