Lajme

I dha fund Luftës së Ftohtë, ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev

Advertisements

I dha fund Luftës së Ftohtë, ndahet nga jeta në moshën

Agjencitë e lajmeve ruse raportojnë vdekjen e liderit të fundit të Bashkimit Sovjetik në spitalin qendror klinik në Moskë.

Mikhail Gorbachev, i cili i dha fund luftës së ftohtë pa gjakderdhje, por nuk arriti të parandalonte rënien e Bashkimit Sovjetik, ka vdekur në moshën 91-vjeçare, cituan agjencitë ruse të lajmeve.
Gorbaçov më herët ishte i shtruar në spital për dializë.

Advertisements

Gorbaçovi, presidenti i fundit sovjetik, lidhi marrëveshje për reduktimin e armëve me Shtetet e Bashkuara dhe partneritete me fuqitë perëndimore për të hequr perden e hekurt që kishte ndarë Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore dhe për të sjellë ribashkimin e Gjermanisë.

Advertisements

Related Articles

Back to top button