I dhuroi makinën Nikut të shtunën e kaluar, të hënën e larguan nga Përputhen. Hyseni tregon çfarë ka ndodhur

0
188

Pak ditë më parë në “Për’puthen” teksa transmetohej takimi mes Mikelës dhe Bashkimit, një incident ndodhi gjatë publicitetit.

Bora tha se për shkak të situatës që ka ndodhur, produksioni ka larguar nga studio Hysenin. Megjithatë, ajo nuk zbuloi se kush ishte përfshirë në situatën e pakëndshme dhe çfarë ka ndodhur konkretisht.

Së fundmi ka ardhur edhe reagimi i Hysenit, i cili përmes një statusi shkruan se është përfshirë në një sherr por nuk ka zbuluar se me kë dhe pse.

Ai po ashtu shkruan se është i pezulluar nga programi dhe i përjashtuar dhe shton se nuk e di nëse do kthehet sërish në emision.

Në rrjet thuhet se Hyseni është konfliktuar me Brunon, por ende nuk dihet si qëndron e vërteta.

Kujtojmë se Bora tha të hënën se gjërat do sqarohet fillimisht mes konkurrentëve dhe produksionit dhe më pas do bëhet me dije edhe për publikun pasi as ata nuk e kishin të qartë se çfarë ndodhi.