Lajme

I fundit! Aksident i rëndë në Berat, lëndohen 3 persona! Mes tyre dy fëmijë

Advertisements

Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin nacional Dimal-Lushnje, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes.

Mësohet se një mjet bujqësor i ka prerë rrugën një fugoni, tip “Citroen” me targa të huaja dhe mjeti bujqësor është ndarë në mes të rrugës.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur lehtë drejtuesi i mjetit bujqësor dhe dy fëmijë që ndodheshin në furgon.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Polcia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë burimet policore bëjnë të ditur se pas aksidentit është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit bujqësor i cili rezulton se ishte pa patentë

Advertisements

Related Articles

Back to top button