Lajme

I FUNDIT/ Aksidentohet makina e ushtrisë, si paraqitet gjendja e ushtarakëve

Advertisements

Një automjet i ushtrisë shqiptare është aksidentuar në Himarë, në vendin e quajtur “Qafa e Vishës”, pak kilometra larg nga qyteza. Policia bën me dije se nga aksidenti janë lënduar dy ushtarakë, njëri 23 vjeç dhe tjetri 32 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Himarës.

Dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit të automjetit nga shoferi, i cili për fat të mirë nuk ka marrë dëmtime.

“Qafa e Vishës” njihet sij një zonë problematike sa i përket aksidenteve rrugore. Disa vite më parë, në të njëjtën zonë humbën jetën 12 studentë të Universitetit të Elbasanit pas rënies së autobusit në greminë.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Qafa e Vishës”, shtetasi P. N., 64 vjeç, duke drejtuar një automjet të ushtrisë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

64-vjeçari, së bashku me 2 prej ushtarakëve që udhëtonin në këtë mjet, shtetasit G. H., 23 vjeç dhe J. Ll., 32 vjeç, ndodhen në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisements

Related Articles

Back to top button