Lajme

I FUNDIT/ Gjykata merr vendimin për ish-efektivin e RENEA-s, Arbër Paplekaj

Advertisements

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg ish-efektivin e forcave RENEA, Arbër Paplekajn, ndërsa ka vendosur dërgimin për gjykim te çështjes në ngarkim të tij.

Ky i fundit është i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, 4 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. Ngjarja e rëndë u regjistrua më 21 prill të vitit 2021, katër ditë përpara zgjedhjeve. Arbër Paplekaj, ishte pjesë e grupit të Partisë Demokratike, i cili ishte ngritur me qëllim mbrojtjen e votës.

Pas përplasjes me armë, humbi jetën Pjerin Xhuvani, i njohur si aktivist i Partisë Socialiste, ndërsa u plagosën 4 persona të tjerë, përfshirë një oficere policie.

Advertisements

Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë. Ai deklaroi se qëlloi për vetëmbrojtje pasi fillimisht u qëllua nga persona që sipas tij po blinin vota.

Advertisements

Related Articles

Back to top button