Lajme

I FUNDIT/ Kush janë viktimat dhe autori i krimit në Tiranë (EMRAT+FOTO)

Advertisements

jë ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në rrugën “Islam Alla” në Tiranë, ku vëllai ka vrarë vëllanë dhe kunatën për shkak të një konflikti pronësie.

Burime për Abc bëjnë me dije se autori i këtij krimi është Arsen Muskurti njihet dhe ne emrin Hamza Kastrati, ndërsa viktimat janë Dritan Muskurti dhe Nora Muskurti.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisements

Autori

Advertisements

Related Articles

Back to top button