Lajme

I FUNDIT/ Moti i keq dhe reshjet me intensitet bllokojnë 6 turistë në kanionin e Langaricës

Advertisements

Gjashtë turistë kanë mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës në Përmet dhe shkak është bërë moti i keq me reshje të dendura shiu.

Policia e Përmetit thotë se turistët kanë kërkuar ndihmë pasi kanë humbur orientimin dhe kanë mbetur të izoluar në vendin e quajtur “Gropa e Priftit”.

Mësohet se shkak është bërë dalja nga shtrati i lumit Langaricë si rezultat i reshjeve me intensitet.

Advertisements

Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar për kërkimin dhe shpëtimin e tyre një grup i shërbimit zjarrfikës të bashkisë dhe grupi gatshëm i policisë.

Advertisements

Related Articles

Back to top button