Lajme

I fundit! Shoferi humb kontrollin dhe përfundon në lumin e Lanës, arratiset nga vendi i aksidentit

Advertisements

TIRANË- Një makinë ka përfunduar në lumin e Lanës në afërsi të Bërrylit mëngjesin e sotëm.

Policia bën me dije se shoferi, ende i paidentifikuar dyshohet se duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin e Lanës.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisements

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/

Advertisements

Related Articles

Back to top button