Lajme

I FUNDIT/ Tritol banesës në Krujë, ja ku ishte vendosur lënda plasëse (Detaje+Emri)

Advertisements

Një sasi tritoli i është hedhur mbi çatinë e banesës shtetasit Altin Keqi, banues në lagjen “Borati”, Krujë.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit A. K., në lagjen “Borati”, Krujë, dyshohet se kanë hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale”, njofton policia.

Mësohet se Altin Keqi, është pronar i dy serviseve të celularëve, një në Krujë e një në Fushë-Krujë.

Ky i fundit nuk njihet si person problematik dhe nuk ka konflikte me njeri, ndërsa paraprakisht dyshohet se sulmi ka ndodhur për shkak të konkurrencës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Krujë/Informacion paraprak

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit A. K., në lagjen “Borati”, Krujë, dyshohet se kanë hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Advertisements

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisements

Related Articles

Back to top button