Lajme

I FUNDIT/ Tritol banesës në Krujë, ja ku ishte vendosur lënda plasëse

Advertisements

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një banesë në lagjen “Borati”, Krujë. Lënda plasëse është hedhur mbi çati, ndërsa si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak-Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit A. K., në lagjen “Borati”, Krujë, dyshohet se kanë hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Advertisements

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Advertisements

Related Articles

Back to top button