Lajme

I fundit! Vrau me sende të forta babain, arrestohet 37-vjeçari

Advertisements

Është arrestuar nga uniformat blu 37-vjeçari Mariglen Muhametaj, i cili gjatë mbrëmjes së të enjtes masakroi me sende të forta babain e tij 73-vjeçar, Qemal Muhametaj, duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Greshicë të Mallakastrës. Sipas informacioneve parparake dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Fillimisht babë e bir kanë debatuar në oborrin e banesës. Më pas i riu ka goditur disa herë të atin me sende të forta duke i shkaktuar atij plagë të shumta në kokë dhe në fytyrë.

Materialet në ngarkim të 37-vjeçarit pritet t’i kalojnë prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vrasje, në rrethana të tjera cilësuese”.

Mallakastër

Kapet autori i ngjarjes së ndodhur në Greshicë të Mallakastrës, ku mbeti i vrarë nga djali i tij, 73-vjeçari Q. M.

Pas disa orë kërkimesh të pandërprera nga forcat e Policisë së Komisariatit Mallakastër dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 37 vjeç, i cili vrau me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M.

Advertisements

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vrasja, në rrethana të tjera cilësuese”

Advertisements

Related Articles

Back to top button