I njohur si Sarda në histori, sot një nga vendet më të mrekullueshme për t’u vizituar, Rama poston pamje të ishullit të Shurdhahut në lumin Drin: Një destinacion spektakolar

0
59

Vetëm 15 kilometra larg nga Vau i Dejës ndodhet një nga destinacionet më interesante dhe të bukura për t’u vizituar në vendin tonë, Ishulli i Shurdhahut, i njohur dhe si Sarda në histori.

Me natyrën e gjelbër, rrënojat e kishave e ujin e kaltër të liqenit artificial që e rrethon, Ishulli i Shurdhahut duket se ka çdo gjë që i duhet njeriut për të kënqur syrin e qetësuar mendjen.

E pikërisht me pamjet e këtij atraksioni historik, kulturor e natyror, ka uruar mirmëngjes sot edhe kryeministri Edi Rama.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të ishullit të Shurdhahut (Sarda) në lumin Drin një destinacion spektakolar për tu vizituar, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.

Pas krijimit të hidrocentralit të Vaut të Dejës, u krijua një liqen artificial që ktheu kodrën në të cilën ndodhen rrënojat e qytetit mesjetar të Sardës në një ishull. Ky ishull i mrekullueshëm arrihet lehtësisht dhe nga fshati Rragam.

Dëshmitë më të para historike për krijimin e një qendre të banuar këtu vijnë që nga shekulli i shtatë apo tetë, falë prezencës së nekropolit në zonën e jashtme të qytetit, si dhe rrënojave të një kalaje romake. Sot në ishull mund të admirohen rrënojat e qytetit mesjetar që dikur njihej me emrin e Sardës./Shqiptarja.com