Lajme

I paralizuar dhe i vetëm në shtëpi, zjarrfikësit gjejnë të pajetë të moshuarin në Fier

Advertisements

Një i moshuar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Bëhet me dije se 74 vjeçari ishte im paralizuar dhe prej vitesh jetonte i vetëm në një apartament në lagjen “Liri Gero”.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar Policinë dhe forcat zjarrfikëse, pasi prej dy ditësh nuk e kishin parë të moshuarin, shtetasin me inicialet P.Ç. Shërbimet e Fierit kanë shkuar në pallatin ku banonte viktima dhe pasi kanë hapur derën me forcë, e kanë gjetur të pajetë.

albsig
Advertisements

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia për shkaqet e vdekjes por dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Megjithatë, trupi i tij do t’i nënshtrohet ekspertizës në morg për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Advertisements

Related Articles

Back to top button