Lajme

I premtuan 600 gram kokainë pa e ditur se ishte i infiltruar i policisë, shqiptari dhe dy miqtë e tij bien në pranga

Advertisements

Tre persona, mes tyre edhe një 34-vjeçar shqiptar, kanë rënë në prangat e policisë austriake për shitje të lëndëve narkotike dhe mashtrim.

Sipas mediave të huaja 34-vjeçari shqiptar, duke mos e kuptuar se klienti i tij ishte i infiltruar i policisë, i ka premtuar se do t’i shiste 600 gram kokainë, për një vlerë prej 38 mijë eurosh.

Por jo vetëm që “i ka dalë nga fjala”, por në vend të kokainës i ka shitur miell, madje duke e mashtruar edhe për peshën.

Advertisements

Tashmë shqiptari, një rumun dhe një polak kanë përfunduar prapa hekurave, ku dy të parët akuzohen për mashtrim, ndërsa i treti për mashtrim dhe shitje të lëndëve narkotike, pasi i është gjetur 1.3 gram kokainë e vërtetë.

Advertisements

Related Articles

Back to top button