HomeLajmeI shihni vajzat e bukura në Shqipëri që pa punuar nje dite,...

I shihni vajzat e bukura në Shqipëri që pa punuar nje dite, ngasin makina nga 300 mijë Euro? Kush i financon?

Nga Mentor Kikia

Operacioni forca e ligjit është tema kryesore e diskutimeve, jo vetëm publike sot. Falë një gjetjeje PR, policja bjonde me syze të errëta u bë magneti i kësaj risie shtetërore.

Ne shqiptarët kemi të gjithë arsyet të jemi dyshues ndaj çdo gje që bën qeveria apo shteti. Por unë dua të jem në anën e këtij operacioni kësaj radhe. Pa pjesën e showt, patjetër.

Unë nuk i kam inat të pasurit. Por, për ata që kanë ndërtuar hotele, resorte, apo saraje lu ksi, duke shitur dr.ogë, duke shfrytëzuar vajzat si pro.sti tuta, duke v r.arë e gra.bitur, duhet bërë edhe “drejtësi financiare” veç asaj pe.nale(nëse është bërë). Unë nuk i kam inat ata që kanë makina të shtrenjta, pse makina ime rri më shumë me mekanikun se me mua, por ata që shpenzojnë qindra mijëra euro për një makinë, nga paratë e dr o.gës, pro.sti tuc ionit apo k r.i meve të tjera, duhet ti nënshtrohen edhe “drejtësisë financiare”.

I keni parë vajzat e bukura të ekranit, muzikës apo modës(modele thonë të gjitha që janë, por se di ku sfilojnë), që pa punuar fare apo me ca punë modeste ngasin makina nga 200 a 300 mijë Euro? I keni parë postimet e fotove që u kapin “paparacët”, ndërsa pushojnë në vendet më l uksi të botës, apo nëpër jahte? Pas tyre janë shpesh sponsorët e parave të dr.ogës dhe kr.i mit.

Unë se kam inatin me vajzat, por ato janë sot modeli i rinisë. Ato ftohen nëpër emisione e studio për të treguar “eksperiencat” e Dubait e ishujve Maldive, ndërsa vajzat e vërteta pl asin kokën pas librave për të marrë rezultatet më të mira, e nesër nuk gjejnë dot punë.

Paraja e kr.imit ka shkat ërruar hierarkinë e shoqërisë, ka prodhuar modelin më të keq të mundëshëm. Paraja e k r.imit shkatërron konkurencën, pasi dikush përllogarit çdo qindarkë në një investim, e dikush lan në ar parmakët e shkallëve.

Po kaq kontribues sa bota e k ri mit në këtë deformim të shoqërisë, është edhe bota e ko.rru ptuar e politikës dhe pushtetit. OFL ka bërë shumë mirë që nuk e ka në fokus këtë grup, pasi do të paragjy kohej menjëherë. Të shpresojmë që do të jetë SPAK që do tua numërojë makinat politikanëve.

Must Read

spot_img