I strehuar në Shqipëri, ish-drejtori i Postës takon pas 13 vitesh shokun afgan të Universitetit

0
230

Strehimi i qindra afganëve në Shqipëri, ka bërë që pas plot 13 vitesh të ritakohen dy shokët e Universitetit.

Bëhet fjalë për Majlind Lazimin që pas 13 vitesh ka takuar mikun e tij afgan të cilin e njohu gjatë viteve si student në Universitetin e Qipros.

Haseeb i cili është strehuar në Shqipëri është vendosur në Shëngjin së bashku me bashkëkombas të tjerë.

“Pas më shumë se 13 vitesh u takova në Shëngjin me shokun tim afgan në Universitetin në Qipro Haseeb, në rrethana që nuk i kishim imagjinuar,” shkruan Lazimi.