Lajme

I theu këmbët policit, çudit Prokuroria: Ishte nervoz nga gjobat

Advertisements

Prokuroria e Tiranës e konsideroi rrethanë lehtësuese nervozizmin nga gjobat e shumta ndaj një qytetari, i cili kur mori masën e radhës administrative reagoi duke shtyrë policin Zeqir Musaj. Por edhe pse polici u dëmtua mbasi ju thyen gjymtyrët, dhe teksa referimi u krye për plagosje të rëndë me dashje, akuza e ka zbutur qëndrimin ndaj autorit.

Top Channel shkruan se në mbyllje të hetimeve Ermal Mucolli u akuzua vetëm për kundërshtim të policisë, pasi akuza tjetër ‘plagosje e rëndë me dashje’, nuk u gjet e provuar.

Prokuroria thotë se polici Musaj gjatë detyrës konstatoi një automjet të parkuar në trotuar. Efektivi ka vendosur gjobë ndaj automjetit dhe në këto çaste pranë tij është afruar qytetari që i ka thënë: “mos e vendos gjobën se po pija kafenë dhe do iki menjëherë.”

Gjatë bisedës mes të dyve, efektivi është përgjigjur se ndërkohë e kishte prerë gjobën. Më pas, Ermal Mucolli është nervozuar dhe i acaruar është përgjigjur: Pse ma vendose se dje i pagova ca gjoba?

Advertisements

Ai ka marrë bllokun e gjobave dhe e goditi efektivin në kokë. Më pas e qëlloi me grushte e shkelma. Kjo përleshje është mbyllur me rrëzimin përtokë të efektivit Zeqir Musaj, i cili theu këmbën e u dërgua menjëherë në spital. E pavarësisht se e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi në zonë, Prokuroria nuk e ka faktuar dot dhunën ndaj efektivit.

Advertisements

Related Articles

Back to top button