I vetëquajtur “Djalli” i riu shqiptar në Londër: Furnizoj Anglinë me kanabis, kam rrëmbyer dhe i kam prerë dy gishta klientit

0
58

Një i ri shqiptar është përfshirë në fushën e trafikimit dhe shpërndarjes së kanabisit.

Bëhet fjalë për Selamet Mehmetaj nga Tropoja, teksa ka treguar në kurth përmes një kamere të fshehtë me qetësi sesi funksionon tregëtia e tij shumë milionëshe e kanabis.

I riu zotëron një Mercedes-Benz 50,000 paund.

Biznesi i tij reklamohet nëpërmjet një llogarie anonime në Instagram, ku ka dhe kontaktet. Mehmetaj tregon se si çdo muaj furnizon tregëtarët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar me 2500 bimë kanabis.

Ndër të tjera tregon se çfarë ndodh me ata që guxojnë ta kundërshtojnë, ku në një formë mburrje tregon sesi i ka prerë dy gishtat një klienti i cili nuk kishte paguar.

I vetëquajtur “Djall”, ai grumbullon miliona nga tregëtia e tij e shitjes me shumicë të drogës.

Në llogarinë e tij në Instagram “Gjaku Shqiptar”, 28 vjeçari tregon fabrikat e tij të kanabisit dhe poston video ku dhe nxjerr në pah llojet e disponueshme, duke inkurajuar klientët e rinj ta kontaktojnë.

Ai është shprehur se shet çdo bimë për 10-15 £ në tufa deri në 300, dhe kuti me kanabis të korrur për kilogram.

Mehmetaj tha se “shumë njerëz më thërrasin” për porosi, duke shtuar “Sot më thirrën dhe dikush kërkon 200, dikush kërkon 300”.

“Kam njerëz që marrin çdo muaj nga unë për magazinat e tyre”.

Instagrami ka luajtur një rol të madh në reklamimin e biznesit të tij, tha ai, duke shpjeguar se askush nuk e dinte se ai qëndronte pas faqes Albanian Blood e cila kishte pothuajse 1000 ndjekës.

Në profilin e tij në internet ai quhet “Djalli”, sepse “kështu më quajnë mua”, tha ai.

Pasi klientët e kontaktojn atë përmes Albanian Blood, ai merr numrat e tyre dhe më pas organizon takime personalisht, gjë që është “më e sigurt” sesa dërgimi i mesazheve në internet.

Por paralajmërimi i tij ka qenë përher i “keq” nëse dikush nuk paguan, duke përshkuar në detaje se çfarë ka ndodh në rastin kur një prej klientëve nuk kishte paguar.

“E futa në një bodrum të një shtëpie, e rrihja tri herë në ditë, i preva dy gishta”, tha ai.

“Unë i thashë se kishte 24 orë për të bërë një telefonatë, për t’i gjetur paratë kudo në këtë planet, nuk më intereson”.

Ai tha se kontaktoi edhe me të afërmit e atij dhe u tha atyre “Më kanë prerë dy gishta. Gjëja tjetër do të jetë këmba.

Burimi:Daily Mail Online Përktheu dhe Përshtati:JOQ ALBANIA