Ilda Bejleri na befason të gjithëve, rikthehet në ekran me një emision krejt ndryshe!

0
83

Ilda Bejlerin jemi mësuar që ta shohim në rolin e moderatores së sportit. Duket se këtë sezon, ajo nuk ka zgjedhur këtë fushë pasi është bërë pjesë e “ABC News” ku dhe do të moderojë një spektakël baleti.

“Pasi ‘riktheva dallëndyshet’ me një sukses spektakolar i rikthehem baletit në një tjetër spektakël të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Ilda në Instagram-in e saj.

“Dance Reality Show” titullohet “T’ka mami yll”, ku protagonistë do të jenë fëmijët e moshës 10- 15 vjeç. Por edhe mamatë e tyre, të cilat do të synojnë, me çdo kusht, që në sfidat e kërcimit fitues të jetë fëmija i tyre.

Koreografi Albi Nako, që është dhe ideatori i këtij projekti tha më herët se “T’ka mami yll” do të vijë jo vetëm si spektakël javor, por edhe si një format i përditshëm “reality”.

 

Kujtojmë se një ndër lajmet që bëri shumë bujë ishte ai i pak viteve më parë kur Ilda Bejleri dhe Dritan Shakohoxha patën një përplasje që bëri mjaft zhurmë.

Asokohe të dy ata ishin pjesë e “Supersport”, Shakohoxha si drejtues, ndërsa Bejleri si moderatore e emisioneve më të rëndësishme sportive. / IconStyle