Roze

Incidenti i papritur para dasmës/ Në shtëpinë e çiftit më të njohur të showbiz-it mbërrin ambulanca, ja arsyeja

Advertisements

Nëna e Ben Affleck ka pësuar një lëndim në këmbë në shtëpinë tij në Georgia, ku ai dhe Jennifer Lopez po planifikojnë të martohen për herë të dytë këtë fundjavë, raporton Daily Mail.

Një burim i tha DailyMail.com se nëna e Ben, Christopher Anne Boldt, ra nga një bankë dhe lëndoi këmbën e saj.

Çifti Affleck-Lopez u panë jashtë spitalit, dhe Ben duke ndezur një cigare jashtë ndërtesës. Sipas Daily Mail, incidenti nuk ngjall shqetësim.

Ylli i “Hustlers” dhe Affleck mbërritën në Gjeorgia në fillim të kësaj jave përpara dasmës së tyre. Çifti u fotografuan me fëmijët e tyre duke bërë pazar në Savannah përpara ditës së madhe. Vëllai i aktorit të “Deep Water”, Casey Affleck, u pa gjithashtu duke mbërritur në qytet.

Siç është raportuar më herët nga Page Six, ceremonia e çiftit do të drejtohet nga Jay Shetty.

Advertisements

Ndërsa përgatitjet ishin duke u zhvilluar tashmë në shtëpi të enjten, mediat e huaja raportuan se Lopez pritet të ecë nëpër me një fustan të personalizuar Ralph Lauren.

Advertisements

Related Articles

Back to top button