Incidenti i parë në Kuvend, Rama mbledh fletët e grisura nga opozita, nxehet Këlliçi: Janë materiale zgjedhore, mos i prek! Kryeministri i çon qesen mbrapsht, Rushaj i derdh sërish në tokë

0
113

Seanca e sotme e Kuvendit shënoi dhe fërkimet e para mes PD dhe PS. Përplasja e parë ishte votimi për zgjedhjen e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit, ku PD grisi fletët e votimit dhe i hodhi në tokë. Kjo bëri që Rama t’i mblidhte ata dhe t’i fustë në një qese, por u akuzua nga deputeti i PD se po prek materialet zgjedhore dhe kjo nuk lejohet.

Seanca e sotme e Kuvendit ku u betuan 140 deputetët që do përfaqësojnë zërin e shqiptarëve për 4 vitet e ardhshme, shënoi dhe fërkimet e para mes PD dhe PS. Përplasja e parë ishte votimi për zgjedhjen e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit, ku PD në vend që të votonte kundër saj, zgjodhi një lloj bojkoti duke grisur fletat e votimit, veprim që habiti jo pak deputetët e tjerë në Kuvend.

Ndërsa një nga një deputetët demokratë grisnin fletat e votimit dhe i hidhni ata jashtë kutisë, ishte kryeministri Edi Rama i cili gjatë kohës që u ngrit për të votuar i mblodhi letrat një e nga një duke i futur në një qese. Ky ishte një mesazh i qatë për të gjithë, jo vetëm për faktin se për Ramën, Lindita Nikolla është një emër i respektuar dhe nuk meriton një veprim të tillë, por edhe për t’i treguar opozitës se PS është aty për të ‘pastruar vendin nga zullumet e opozitës’.

Fakti që Rama mblodhi letrat dhe i futi në qese, kapi në befasi opozitën, ndërsa nxehu deputetin e saj Belind Këlliçin, i cili tha se ato nuk duhen prekur pasi janë materiale zgjedhore.

“Ka rregulla këtu asnjë individ nuk mund të rek materialet zgjedhore, kjo nuk është normale” tha Këlliçi.

Kjo ka bërë që kryeministri Edi Rama, të ngrihet nga vendi dhe t’i çojë qesen me fletët e grisura Këlliçit. Më pas kjo qese është marrë nga kreu i grupit të PD, Alfred Rushaj dhe është derdhur sërish në tokë.

Kryeministri Edi Rama i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit PD për të mirën e vendin dhe dëshiron që në mandatin e tretw të ‘qeverisë i qetë’, por incidenti i sotëm tregon se nuk do të ketë diçka të tillë. Acarimi i PD-së duket se nuk le shumë hapësirë për qetësi dhe se sesioni parlamentar që sapo ka nisur nuk do të jetë ‘aq paqësor’ sa shpreson Rama.