Lajme

Irani arreston futbollistin e njohur për “fyerje dhe propagandë”

Advertisements

Forcat e Sigurisë iraniane kanë ndërmarrë një akt të radhës të dhunës, pasi kanë arrestuar futbollistin e njohur Voria Ghafouri, i cili ka qenë pjesë e kombëtares iraniane të futbollit, por njëkohësisht është edhe mbështetës i hapur i protestave iraniane rreth vdekjes së Mahsa Aminit.

Kjo e fundit, ndërroi jetë pasi u dhunua barbarisht nga Policia e Moralit në Iran, nën pretendimin se nuk e kishte mbajtur të vendosur si duhej shaminë, përkundër ligjeve të Republikës Islamike.

“Ka fyer rëndë kombëtaren e futbollit dhe njëkohësisht Republikën Islamike të Iranit”, është akuza për të cilën është arrestuar futbollisti i njohur, sipas raportimeve nga agjencia iraniane e lajmeve Fars.

Për më tepër pretendohet në akuzë se Ghafouri ka ndërmarrë një fushatë propagande, në mbrojtje të popullsisë së Kurdistanit iranian. Këta të fundit, në Iran, përbëjnë rreth 9-10 milionë, numër banorësh dhe janë të vendosur në rajonin verior të Iranit.

Futbollisti 35-vjeçar, i lindur në Sanandaj të Iranit, luaj në rolin e mesfushorit për ekipin iranian Foolad F.C., ku mendohej se do të mbyllte karrierën.

Mirëpo, me arrestimin e tij, gjithçka tashmë bëhet e paqartë.

Mbi të gjitha, një situatën kur regjimi i Ayatollah Ali Khomenei, ka dhënë më parë dënime me vdekje për dy shtetas, pas protestave të dhunshme.

Në vetë demonstratat, kanë mbetur të vrarë qindra persona, mes të cilëve edhe dhjetëra fëmijë, sipas raporteve të pavarura nga agjenci të lajmeve në Iran dhe organizata jo-qeveritare.

Advertisements

/Albanianpost.com

Advertisements

Related Articles

Back to top button