HomeLajmeIronia e gazetares: Ministret e Ramës të vazhdojnë me jetën alla Kardashian,...

Ironia e gazetares: Ministret e Ramës të vazhdojnë me jetën alla Kardashian, ai nuk ka përulësi

Nga Ambrozia Meta

Të gjithë ata që e njohin Kryeministrin e dinë që është një hedonist.

Për të, qëllimi i gjithë aktiviteteve është kënaqësia. Edi Rama nuk bën një jetë modeste, as nuk është një Kryeministër modest.

Kur zbret në mëngjes për në punë, rrugët që lidhin Surrelin me qëndrën, bllokohen sa kalon GMC e zezë. Kur ka ndonjë shqetësim shëndetësor nuk shkon në QSUT por në spitale private.

Kur shkon për pushime në Dhërmi, lëviz me helikopter. Kur shkon të vizitojë banorët e prekur nga tërmeti, shoqërohet me 30 bodigardë, si Rihanna.

Kryeministri i Shqipërisë, vesh koleksionin e fundit të Yamamoto dhe atlete të personalizuara.

Por ai është vetvetja dhe shqiptarët e votojnë, që të vazhdojë këtë stil jetese.

Prandaj mund të na i kursente, fjalimin bajat të etikës për ministrat. Sepse shqiptarët e mbajnë mend ministren që paguante 700 euro për një natë në hotel.

Shqiptarët e dinë që ministrat mund t’i bëjnë pushime në Borsh por jetojnë në vila. E dinë që fëmijët e ministrave, kanë studiuar në Universitetet më të shtrenjta të botës dhe jo në shkollat që ndërton Edi Rama.

Kabineti Rama 3 duhet të vazhdojë të bëjë jetën e familjes Kardashian dhe mos të na rokanisë kokën me përulësinë dhe thjeshtësinë që nuk e kanë patur kurrë.

Must Read

spot_img