Ironia e Ylli Manjanit: Detyra është të mendojmë dhe kritikojmë të zgjedhurit e Lulit në Kryesi, jo të Ramës në qeveri, mos harroni fajin e ka Saliu…

0
90

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka dalë me një reagim ironik, në lidhje me diskutimet që po bëhen ditët e fundit në skenën politike shqiptare.

Manajni shkruan se më shumë po kritikojnë të zgjedhurit e Lulit në Kryesi, sesa të Ramës në qeveri.

Postimi i Manjanit:

“Këtë javë detyra është të mendojmë dhe kritikojmë të zgjedhurit e Lulit në kryesi, jo të Ramës në qeveri.

Kryesia e PD që ska gjë në dorë është më e rëndësishme, se qeveria e Ramës që vendos për të gjithë ne. Dhe mos harroni: fajin e ka Saliu!

#spindoctors”, – shkruan Manjani.