Ish bashkshortja e Ramês tregon historinê e prishjes sê martesês: Linda Rama êshtê një grua dinake qê shkaktoi shum depresion tek Gregu…

0
349

Para 35 vitesh Matilda Makoçi ishte një nga ikonat dhe portretet më premtuese të kinematografisë dhe teatrit.

Një ndër vajzat më të bukura të kohës, ajo që u bë shumë shpejt pjesë e kinematografisë, ajo që tërhoqi shikimin e mijëra djemve të rinj sa herë kalonte në anën tjetër të rrugës, ajo vijon ende të jetë një zonjë të cilën e publiku e do përmes ekranit, por edhe në heshtjen e saj.

35 vite më vonë, pas një jete të heshtur, pasi e braktisi karrierën e saj për të qenë nënë, pas ndarjes së vështirë jo vetëm me kinematografinë, por edhe me djalit të vetëm që ka, Matilda u përpoq ta rindërtonte jetën e saj, por vështirësitë ishin të mëdha. Për të gjitha këto, ajo sot nuk refuzon të flasë, madje pa shumë pl.agë të mëdha, por si pengesat e një rrugëtimi jete që Matilda Makoçi i rrëfen për gazetaren e ‘A2’.

Ajo që regjisorët e zgjidhnin në vitet ’80-të si heroinën e produksioneve të tyre kinematografike, ashtu si u ngrit menjëherë, ashtu edhe iku. E megjithatë, të gjithë e mbajnë mend.
“Kam qenë në punë intensive. Kam qenë e angahzuar me teatrin, me kinemanë, televizionin. Kam pasur jetë aktive. Kujtime të bukura nga puna por dhe nga njerëzit. Aktoret e asaj periudhe kanë qenë të veçanta, të bukura.

Kam qenë në moshë të re, dhe e kam marrë natyrshëm. Njerëzit më takonin në rrugë, më thoshin; flokët bëji kështu, bëji ashtu. Më jepnin këshilla të ndryshme. Më ka pëlqyer thjesht. Kur u largova në Greqi, atje nuk isha në këtë mundësi komunikimi dhe u ç’mësova. Tashmë e kam si një emocion dhe them; oh zot më mbakan mend”, tha ajo.

“Hije që mbeten pas” është një nga filmat më të mirë që ka realizuar. Madje ajo dhe Xhevdet Feri, atë kohë u vlerësuan me çmime si dy nga aktorët më të mirë të kinematografisë. E kur e pyesim për këtë film, Matilda Makoçi modestisht nuk rrëfen asgjë për veten, por e nis me keqardhjen se Xhevdet Feri, portreti i paharrueshëm i kinematografisë do t’i mungojë shumë artit të shtatë.
Për të filmi më i mirë që ka realizuar ndonjëherë është “Të mos heshtësh”, ku ajo interpreton përkrah Ndriçim Xhepës. “Filmi pati shumë sukses. Por duhet pasur parasysh qe rezultati i këtij suksesi ishte Xhevdeti, pasi ai ishte aktori kryesor. Xhevdetin e kam pasur në shkollë dhe jemi takuar profesionalisht në filmin ‘Hijet që mbetën pas’. Xhevdeti ka qenë një djalë i mirë, simpatik, i thjesht, i dashur dhe i aftë. Ka qenë shumë me kërkesa artistike, gjithnjë i shikonte materialet.”, theksoi Matilda.

Matilda Makoçi, me një portret dhe fizik mjaft të bukur për ekranin, kur ende nuk numëronte shumë produksione kinematografike, kur ende nuk kishte përfunduar Akademinë e Arteve të Bukura, u zgjodh të prezantonte festivalin e 22 të këngës, një festival që ende sot mbetet një nga më të rëndësishmit, e ku lu.fta për të qenë prezantuese e tij është e madhe.

Jo të gjithë e mbajnë mend për këtë, dhe jo të gjithë i kujtojnë rolet e saj në Teatrin Kombëtar, Si Bjanka në “Zbutjen e kryeneçes”, apo si Zhuljeta në romancën e pavdekshme të Shekspirit. Ajo e do ende më magjinë e teatrit. Pikërisht në kohën më të shndritshme të saj, Matilda Makoçi lidhet me Edi Ramën, sot kryeministër i Shqipërisë, dikur një artist rebel, ashtu sikurse edhe vetë aktorja. Nga martesa me të të lind Greg Rama, sot djali i madh i kryeministrit, gjithashtu një artist që ndoqi rrugën e të atit, në mediumet e artit vizual.