Ish konkurentët e “Përputhen” vazhdojnë me skandale Shqipja i kërkon Mevlanit lekët borxh

0
91

Edhe pse tashmë ka nisur edicioni i ri i “Përputhen”, ku janë prezantuar konkurentët e rij. Megjithatë edhe ata të vjetrit vazjdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Shpesh herë ata vijnë me komente dhe deklarata “bombë” të cilat tërheqin vëmendjen e të gjithëve.

Edhe pse kanë kaluar shumë muaj që kur ata janë shkëputur nga emisioni, Shqipja dhe Mevlani vazhdojnë të flasin në intervista për sherrin e tyre, në lidhje me disa para borxh.

Së fundmi, Shqipja tregoi se Mevlani i ka kërkuar që ajo të ishte pjesë e videoklipit të tij dhe e quajti “hallexhi” pasi sipas saj po ankohej shumë për paratë që kishte harxhuar megjithëse sipas saj në fakt ai kishte harxhuar shumë pak.

“Po e shpjegoj një herë e mirë që t’i vë pikën se ka folur shumë dhe ka gënjyer shumë.


Më tha kam harxhuar shumë për videoklipin dhe unë thashë pale sa ka harxhuar se bënte si hallexhi. U habita kur tha kam harxhuar 600 mijë lekë.

Mirë i thashë se rregullohemi bashkë, kështu e lashë. Sepse thashë me vete ky nuk ka dhe kur të nxjerrë lekët e videoklipit do m’i japë.

Pastaj filloi të fliste që gjasme unë doja vetë të futesha në videoklip, gjë që nuk është e vërtetë, se vetë ma ka kërkuar“, tregoi ndër të tjera Shqipja./ CNA.al