Ish-konkurrenti i Për’Puthen i jep fund lidhjes me 21-vjeçaren: Nuk kishin faj ato gocat që thanë se ti je…

0
77

Ish-konkurrenti i Për’Puthen Arsim Abduli pas ndarjes nga ish-konkurrentja Ana Lleshi, bëri publike lidhjen me një vajzë të quajtur Pranvera. Por mbrëmjen e djeshme, dyshja ka zbuluar se i ka dhënë fund lidhjes vetëm pak muaj pasi dolën publikisht bashkë. Ata kanë reaguar me anë të disa postimeve në Instastory, të cilat lënë të kuptohet se ndarja ka ardhur nga Pranvera.

“Nuk kishin faj ato goca që thanë ti je akull… Gjithë të mirat në jetë!”, shkroi Pranvera krahas një fotoje të vetes, në të cilën shihet me një kurorë në kokë.

Nga ana tjetër, Arsimi publikoi po ashtu një foto të vetes, të cilën e mbishkroi: “Për një moment ti ishe bota ime, por tani pyes veten se çfarë nuk shkon me këtë botë? Të uroj gjithë të mirat, lamtumirë!”