Ish-ministri i Shëndetësisë bën thirrjen e fortë: Trågjedia e paralajmëruar po ndodh

0
47

Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherazi dhe deputeti Tritan Shehu, është ndalur te situata e COVID-19 në vend.

Përmes një statusi në rrjete sociale, ai thotë se shifrat e vd ekjeve po njohin rritje gaolpante. Po ashtu, ai shkruan se situata shihet më e vështirë se ajo e vitit të kaluar.

Ai ka renditur të gjitha shkaqet që kanë dërguar në këtë situatë, ndër të cilat citon mungesën e buxhetit dhe ndjekjes epidemiologjike.

Postimi i Tritan Shehut:

Trag jedia Covid e paralajmeruar po ndodh, shifrat e vd ekjeve jane ne rritje galopante!–Shifrat e vd ekjeve te periudhes janar-shtator te ketij viti kane kaluar me 18% vd ekjet e te njejtes periudhe te vitit te kaluar.

Midis tyre tashme ka dhe femije.

Mos harojme se viti i kaluar u mbyll me reth 16 mije vdekje plus, si pasoje e asaj cfare ndodhi nga epidemia.

Keshtu ne u renditem te paret ne Europe (kontinent) dhe ne majat boterore per humbjet e jeteve per 1 milion banore.

Kete vit gjendja paraqitet shume me e rende, qofte per numrin e humbjeve te jeteve nga infeksionet e reja, ashtu dhe nga pasojat e rasteve Covid te kaluara, te lena ne meshire te fatit.

Realiteti eshte po keshtu katastrofal edhe per infeksionet e reja te perditeshme, duke arritur nje pozitivitet 20-25%.

Ka zona si Gjirokastra, ku ky pozitivitet kalon 50% dhe numri i infektimeve ne numer absolute vjen direkt mbas Tiranes, gje qe tregon per fshehje te shifrave reale ne qytetet e medha e ne nivel vendi.

Tabloja po degradon me shpejtesi sepse:

1-Ndjekja e reagimi epidemiologjik nuk egzistojne; jemi pa asnje mase reale per popullesine ne terresi, institucionet, sistemin shkollor, para shkollor, universitar etj.

2-Niveli i vaksinimit ne Shqiperi sipas institucioneve nderkombetare deri me date 11 Nentor ishte ne nivelet afrikane me vetem 34,5% e popullesise, kur mezatarja boterore ka arritur ne 47,5%.

3-Shumica e vaksinave te perdorura jane te pa sigurta e te pa perdoreshme ne BE, ShBA etj te ngjashme.

4-Sistemi shendetesor paresor eshte krejt i paralizuar, i pa mbrojtur, i abandonuar.

5-Spitalet periferike jane te bllokuara, pa asnje mbeshtetje, ne amulli te plote.

6-Sherbimeve te reanimacioneve nuk u eshte bere asnje permiresim struktural e ne teknologji.

7-Qytetareve nuk u behet asnje rimbursim real i shpenzimeve per mjekeimin ambulator, vecanerisht ne kushtet e mos funksionimit te sistemit spitalor periferik.

8-Ne vend nuk funksionon asnje strukture polivalente, qofte dhe ambulatore per te ndjekur rastet post Covid.

9-Nuk ka asnje ndryshim ne strategjine e hapesirat per testimet.

10-Asnje buxhet nuk rezulton i dislokuar per te perballuar kete tragjedi qe po ndodh.

Nqs nuk reagohet me shpejtesi, qartesi e transparence, ky viti do te na coje ne vend te pare ne Bote per humbjet e jeteve, shkaterrimin e shendetit, pasojat afat gjate mbi ate.