Lajme

“Ishte djalë shumë i mirë”, flet ish-e dashura e “boss-it” turk të kriptomonedhave: Nuk e prisja këtë gjë prej tij

Advertisements
Advertisements

schedule14:00 – 30 Gusht, 2022

Arrestimi i turkut Faruk Fatih Ozer në Shqipëri bëri bujë të madhe ditën e sotme.

Lexo edhe: VIDEO/ Me pranga në duar dhe pa bluzë, ky është momenti i arrestimit të “boss-it” turk në Himarë

“Boss-i” turk i kriptomonedhave rrezikon 40 mijë vite burg, pasi akuzohet për mashtrim dhe krijimtë organizatës kriminale.

Ndërkohë, lidhur me arrestimin e Ozer ka reaguar edhe ish-e dashura e tij Eslem Sena Nur.

LEXO KËTU GJITHÇKA PËR ARRESTIMIN

Nur ka folur për median turke Haber Turk, dhe ka thënë se Faruk ka qenë një djalë shumë i mirë dhe nuk e priste diçka të tillë prej tij.

“Ai ishte një djalë shumë i mirë, nuk e prisja këtë gjë prej tij. Ozer jetonte me familjen e tij në qytetin e Beykoz. Mua nuk më ka thënë asnjëherë asgjë për paratë e kriptomonedhave. Mbaj mend që më ka thënë se ka pasur një kompani jashtë shtetit, në Singapor. Ai ishte fëmijë e një familjeje të pasur. Ne u ndamë për shkak të xhelozisë”,  mësohet se ka thënë ish e dashura e Ozer.

28-vjeçari u arrestua sot në Himarë, në një aksion që u zhvillua nga Policia e Elbasanit, FAST Albania dhe Policia e Vlorës nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit. Policia sekuestroi aparate celularë, laptopë, karta banke etj. /abcnews.al

Advertisements

Related Articles

Back to top button